Loading…
Shala paralajmëron bisedime shumë të rënda: ‘Ekip i Unitetit’ krijohet javën e ardhshme
  • 12/07/2018 | 20:54

...

Ekipi i Unitetit mbetet modeli më i mirë për përfaqësim të Kosovës në bisedimet me Serbinë, në fazën e fundit të dialogut.

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala, ka thënë se presidenti është i gatshëm që legjitimitetin e tij ta marrë nga Kuvendi i Kosovës.

“Delegacioni i Kosovës i cili do të udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi do të ishte shumë mirë nëse mandatohet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Shala.

“Synimi absolut i presidentit është që të bëhet Ekipi i Unitetit në javët e ardhshme sepse do të kemi bisedime shumë të rënda”, shtoi tutje ai në KTV.

Mos gatishmërinë e politikës kosovare për mungesë konsensusi, sipas Shalës, mund ta shfrytëzojë pala serbe, në këtë rast, presidenti Aleksandër Vucic.

Ndonëse javë më parë, partia në koalicionin qeveritar, Nisma Socialdemokrate, kishte thënë se është kundër përfaqësimit të Kosovës në bisedime me Thaçin kryenegociator, Shala tha së beson shumë se ky qëndrim ka ndryshuar dhe një gjë të tillë do ta shohim ditët në vijim

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë