Loading…
Shala: Serbët duan të hyjnë në FSK
  • 09/11/2018 | 19:00

...

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK’së, Haxhi Shala, ka deklaruar se serbët kanë interesim të jenë pjesë e forcës.


“Ka të ri serbë që janë të interesuar të bëhen pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Rreth 300 aplikacione presin që të bëhen pjesë e kësaj force”, ka thënë Shala në Info Magazine.

Shala këto deklarime i ka bërë pasi sot komisioni që udhëheq ai ka organizuar një debat publik për pakon e Projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me pjesëtarët e komunitetit joshqiptar.

“Edhe në Çagllavicë pati shumë të ri të interesuar. Ata nuk po bien pre e politikës së Beogradit, nuk po bien në lajthitje. Ata kanë filluar të jetojnë më realitetin e krijuar në Kosovë. Nuk po mendojnë për të tjerët. Vend më të mirë të punës së në FSK nuk ka sot. Ata dëshirojnë të jetojnë me këtë fakt”.

“Ne ju treguam se FSK është në mbështetje të të gjithë qytetarëve dhe se FSK është e të gjithëve dhe jo ajo e atyre qëndrimeve që ka Beogradi”.

Shala tutje ka thënë se Kosova nuk po e bën ushtrinë për shkak se frikësohen nga dikush, por për shkak të sigurisë kolektive dhe të ardhmes së saj në NATO.
“FSK vetëm do t’i shtohen kompetencat. Është një fazë transitore e cila e përgatit këtë forcë për tu bërë pjesë e NATO-s”.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë