Loading…
Shalqiri nxirret në treg pa iu bërë analizat
  • 03/08/2018 | 23:15

...

Shalqinjve vendor që shiten në treg, nuk iu bëhet asnjë analizë.

Krejt kjo për fajin e ka prishja e pajisjes për analiza në Institutin Bujqësor të Kosovës. E bujqit, thotë se i përmbahen kritereve të caktuara për kultivim.

“Atyre u intereson me na shitë preparatet për më i spërkatë, sepse kanë leverdinë e vet, përndryshe nuk interesohen se si po zhvillohen shalqinjtë. Na tregojnë sasinë e preparateve që duhet qitur për hektarë dhe nuk vjen kush këtu”, shprehet kultivuesi i shalqirit Faruk Sadiku për RTV Dukagjinin.

“Vitin e kaluar ka qenë më mirë. Importet nga jashtë po na shkelin, kur po behët i yni çmimi po bie. Këtë vit as çmimi nuk është i mirë as vera nuk është e mirë”, thotë më tej fermeri, përcjell Telegrafi.

Qytetarët shprehen të pakënaqur me cilësinë e shalqirit edhe pse e preferojnë atë vendas.

Kosova përveç shalqirit vendor, importon shalqi edhe nga Shqipëria, Greqia, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë