Loading…
Shaqiri i lumtur me golin, tregon se çfarë u tha Klopp lojtarëve pas pjesës së parë
  • 06/12/2018 | 14:16

...

Xherdan Shaqiri shënoi gol për Liverpoolin në fitoren 3-1 ndaj Burnleyt


Liverpooli arriti një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Burnley dhe vazhdon luftën me Manchester Cityn për kreun e tabelës në Premier Ligë, shkruan GazetaMetro.

Shaqiri pas fitores ndaj Burnleyt ka thënë se Liverpooli duhet të tregohet më i guximshëm në ndeshje të tilla.

“Ne duhet të jemi më të guximshëm në ndeshje të tilla,”ka thënë 27 vjecari nga Zhegra.

“Ne e dimë se do ta kemi posedimin e topit, por gjithashtu ne duhet të mbrohemi mirë. Ne qëndruam të qetë, menagjuam lojën dhe e merituam fitoren. Ishte shumë e rëndësishme që t’i merrnim tre pikë këtu pasi e dimë se nuk është aq e thjeshtë, kështu që në fund ne jemi të lumtur.

Shaqiri gjithashtu zbuloi se cfarë u tha Klopp futbollsitëve pas pjesës së parë.

“Ai[Klopp] na thq që të jemi më shumë në lojë, të jemi më të gjallë dhe të fitojmë më shumë topa pasi ne më shumë po luanim në mbrojtje se sa në fazën e sulmit.

“Ne nuk ishim shumë të mirë në pjesën e parë, por në të dytën e menagjuam lojën më mirë dhe shënuam tre gola.

Ndryshe, Shaqiri deri tani ka shënuar 3 gola dhe 2 asiste në 6 ndeshjet e tij si startues për Liverpoolin. /GazetaMetro/

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë