Loading…
ShBA e dëshmon që është aleatja kryesore e Kosovës: Këto janë kërkesat e saj për shtetet anëtare të OKB’së
  • 14/11/2018 | 19:16

...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar edhe njëherë mbështetjen e madhe për Kosovën, raporton Gazetametro.net.


Në Këshillin e Sigurimit, përfaqësuesi i SHBA’së, Jonathan Cohen bëri të ditur se Amerika fuqishëm përkrahë transformimin e FSK’së në Ushtri.

“Mendojmë që UNMIK-u ka përmbushur misionin e vet dhe duhet të tërhiqet. SHBA-të mbështesin edhe transparencën në transformimin e FSK-së në një Ushtri në mbrojtje të territorit. Ne apelojmë që të mënjanohet retorika e ashpër”,  tha Cohen në OKB.

Gjithashtu, Cohen tha se ata përkrahin një marrëveshje afatëgjate mes dy vendeve( i referohet marrëveshjes përfundimtare), Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, ai u bëri thirrje të gjitha shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë sa më parë një gjë tillë.

Tutje, i njëjti kërkoi që Kosova të përkrahet në Inteprol, duke shtuar se i plotëson të gjitha kushtet.

Ndërsa, shtoi se të dy vendet nxiten të punojnë për njohje reciproke./Gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë