70 blinda për transport strategjik priten të zbarkojnë në Shqipëri nga US ARMY (dërgesa e parë) dhe në muajt në vazhdim do vijnë dhe 180 të tjera, ka njoftuar Ushtria Shqiptare, në faqen e saj zyrtare.Â
Shqipëria do i paguaje Amerikës vetëm 15 milionë Euro për to, ndërsa pjesa tjetër vjen si shpërblim për punën e mire dhe kontributin e Forcave të Armatosura ne misionet ne Afganistan e më gjerë.Â
Kjo shifër e çon numrin total te blindave në Shqipëri në rreth 950 ose sa dyfishi i Serbisë.
Shqipëria ka edhe një kontratë 10 milionë euro me Italinë për furnizimin e Ushtrisë Shqiptare me rreth 5000 armë automatike duke hequr kështu nga shërbimi kallashin (duke e kaluar në armatim rezervë).
Këtë informacion ditë më parë e ka dhënë edhe ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. /gazetametro.net