Loading…
SHBA’ja pro ushtrisë, BE’ja kundër
  • 14/12/2018 | 08:20

...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, e ka vlerësuar historik miratimin e ligjeve për formimin e ushtrisë së Kosovës, ndërsa zyrtarët e Bashkimit Evropian në një përgjigje për gazetën “Zëri” kanë thënë se ushtria e Kosovës duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. 


Kuvendi i Kosovës sot do të miratojë Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbimin në FSK, përmes të cilave do t’i ndryshohet mandati i FSK-së nga ai civil në atë ushtarak, por pa ia ndryshuar emrin.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë Philip Kosnett e ka mbështetur këtë vendim, ndërsa zëdhënësja e Bashkimit Evropian Maja Kocijançiq ka thënë se BE-ja vazhdon të insistojë që ushtria të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“BE-ja vazhdon t’i ndajë pikëpamjet e qarta të NATO-s dhe të SHBA-së se mandati i FSK-së duhet të ndryshohet vetëm përmes një procesi gjithëpërfshirës në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Kocijançiq

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë