Loading…
Shefi i bankës gjigante amerikane pendohet që e quajti Bitcoinin mashtrim
  • 09/01/2018 | 17:08

...

Drejtori ekzekutiv i një prej bankave më të mëdha në botë, JP Morgan, Jamie Dimon, ka thënë që është penduar që më parë e kishte kritikuar Bitcoinin dhe i kishte quajtur mashtrim paratë virtuale, transmeton gazetametro.net

Duke folur për FOX, Dimon tha të martën që pendohet për komentet e bëra, por vazhdon të mos jetë i interesuar për kriptovalutat.

“Unë thjesht kam mendim tjetër krahasuar me njerëzit tjerë. Nuk jam edhe aq i interesuar për këtë punë”, tha Dimon duke iu referuar Bitcoinit dhe valutave virtuale në përgjithësi.

Bitcoin, pas ngritjes astronomike në vlerë gjatë vitit 2017, me të filluar 2018-a ka rënë në rreth 15 mijë dollarë apo për rreth 4 përqind. /gazetametro.net

 

Shefi i bankës më të madhe amerikane: Bitcoin është mashtrim (Foto)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë