Loading…
Shembet ‘oxhaku’ në Ferizaj, monument i vjetër historik
  • 03/02/2018 | 10:47

...

Në qytetin e Ferizajt, jo shumë larg qendrës me dekada është vendosur një oxhak, i cili tash e një kohë shihet si monument e vlerë historike, megjithatë me lejen e Komunës edhe kjo u shembë.


Ky oxhak sipas ekspertëve të fushës është rrënuar pasiqë paraqet rrezik për qytetarët që kalojnë andej, duke qenë është një rrugë e qarkullueshme, shkruan Gazeta Metro

Megjithatë, kjo nuk u ka pëlqyer shumë qytetarëve ferizajas të cilët e kanë vlerësuar si vlerë historike atë, madje ka pasur shumë reagime nëpër rrjetet sociale duke shprehur pakënaqësinë e tyre, i tillë qe edhe fotografi i njohur nga ky qytet Hazir Reka, që ka shprehur pakënaqësinë e tij.

“Turpi brina ska, krejt pak vlera qe patem i varrosem”, ka shkruar Reka.

Kujtojmë që vitin e kaluar ky oxhak ishte pjesë e Mural Fest në Ferizaj ku mori një pamje shumë të bukur nga artistët e këtij festivali./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë