Loading…
Shenjat tuaja thonë shumë, lexoni horoskopin
  • 17/12/2018 | 08:31

...

Dashi
21.03-20.04
Duhet të jeni shumë vigjilent me paratë tuaja dhe nuk mund të vazhdoni të shpërdoroni burimet. Caktojini vetes një buxhet dhe paguani me kesh. Në këtë mënyrë do të keni nën kontroll situatën financiare dhe do të kuptoni se sa keni harxhuar në fund të ditës. Kohëve të fundit burimet tuaja kanë qenë të mira dhe kjo ju ka bërë që të keni besim të tepruar. Mbajeni mendjen te financat, në të kundërtën do t’ju duhet të luftoni për të paguar faturat. Paratë që ju teprojnë vendosni në një librezë të kursimeve.
Demi
21.04-20.05
Duhet të jeni shumë vigjilent me paratë tuaja dhe nuk mund të vazhdoni të shpërdoroni burimet. Caktojini vetes një buxhet dhe paguani me kesh. Në këtë mënyrë do të keni nën kontroll situatën financiare dhe do të kuptoni se sa keni harxhuar në fund të ditës. Kohëve të fundit burimet tuaja kanë qenë të mira dhe kjo ju ka bërë që të keni besim të tepruar. Mbajeni mendjen te financat, në të kundërtën do t’ju duhet të luftoni për të paguar faturat. Paratë që ju teprojnë vendosni në një librezë të kursimeve.
Binjakët
21.05-20.06
Keni kujdes se mund të pësoni nga një histori. Viktima në fjalë është armiku juaj më i keq. Ka një arsye pse gjithmonë thyhen zemrat. Nëse provoni të zgjidhni këtë do të humbni kohë. Duhet të merreni me punët tuaja dhe të realizoni një ëndërr fëmijërie. Nëse mësoni të përdorni programe kompjuterike ose mësoni se si të përdorni makineri ose pajisje kompjuteri, do të arrini suksese në qëllimin tuaj.
Gaforrja
21.06-20.07
Udhëtimet në grup nuk mund të përmbushin potencialin individual. Është koha që të largoheni nga grupi. Sfidoni një figurë të fuqishme. Afrojani atij një plan operativ. Duke ofruar zgjidhje për problemin do të fitoni vëmendjen e shefit tuaj. Nëse e arrini të flisni kur duhet do të futeni në një rreth të mirë. Madje mund të merrni ndonjë shpërblim për angazhimin tuaj. Kjo është koha juaj për të shndritur.
Luani
21.07-20.08
Kini kujdes të mos përdorni pozicionin tuaj për të fituar favore. Nuk mund të përlyeni reputacionin tuaj tani që keni arritur sukses. Jeni promovuar mjaft dhe kjo mund të ishte test për etikën tuaj. Do të impresiononi një epror duke pritur sikurse gjithë të tjerët ose duke e trajtuar mirë një asistent tuajin. Nëse ju kërkohet të mbani orë mësimi për studentët, pranojeni. Organizojeni mirë këtë dhe caktoni edhe rregullat që janë të nevojshme.
Virgjëresha
21.08-20.09
Mos u ngutni që të tregoheni më të mençurit. Për momentin do të takoni një person me shumë njohuri që do t’ju fascinojë. Nëse bëheni bashkë mund të keni suksese të jashtëzakonshme. Ju të dy mund të bëni punë të mrekullueshme së bashku e që nuk do të kenë nevojë të korrigjohen nga eprori. Keni tendenca për të qenë kritik. Nëse e ndiqni këtë instinkt, do t’ ju vlejnë edhe më shumë aftësitë që keni.
Peshorja
21.09-20.10
Do të keni telashe të mëdha për shkak të parave. Ju dhe partneri juaj keni qëndrime krejtësisht të ndryshme sa u përket parave. Në këto raste është më mirë të gjeni mesin. Nuk ka asgjë më të vështirë sesa të jeni njëri kursimtar, e tjetri shumë shpenzues. Uluni dhe caktojeni një buxhet që ju jep mundësi të jetoni në kushte të mira dhe të kurseni në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë do të gjeni kompromisin.
Akrepi
21.10-20.11
Duke qenë shumë të varur nga miku ose partneri po i krijoni vetes shumë telashe. Jeni një karakter mjaft i fortë dhe nuk duhet të keni nevojë që të tjerët të flasin për ju. Herën tjetër kur të përballeni me ndonjë problem, mundohuni ta zgjidhni vetë. Njerëzit që ju duan do të shokohen nga kjo iniciativë, por me kalimin e kohës do ta kuptojnë rëndësinë. Në njëfarë mënyrë do të riktheni identitetin tuaj të humbur.
Shigjetari
21.11-20.12
Nëse shkoni përtej detyrës suaj, do të keni probleme me shëndetin. Ngadalësojeni hapin dhe kënaquni me pak pushim. Kjo mund të jetë e vështirë për një person energjik si ju, por duhet ta bëni. Nuk do të jetë gjithmonë kështu me kalimin e kohës do të mësoheni me rutinën e dhomës së gjumit. Po ashtu mund të bëni shëtitje në park. Duke eksperimentuar me këtë do të fitoni kohë për të menduar për veten tuaj.
Bricjapi
21.12-20.01
Argëtimi i tepruar po ju shkakton telashe. Gjëja e fundit me të cilën do të merreshit janë urgjencat familjare. Duket sikur duhet ta shpëtoni një të afërm nga telashet financiare. Nëse e bëni këtë, do të dukeni si superhero. Gjithsecili ka nevojë për ndihmën e tjetrit. Merrini të gjitha me shumë lehtësi dhe personi të cilit do t’i ndihmoni do t’ ju admirojë edhe më shumë.
Ujori
21.01-20.02
Mos keni besim të madh në besnikërinë e familjes suaj. Nuk mund të shpresoni që ata gjithmonë t’ju rregullojnë telashet. Nëse do të fitoni respektin e tyre duhet të merrni përgjegjësi për sjelljet tuaja. Kjo nënkupton se duhet të kërkoni falje kur veproni keq, duhet të paguani faturat dhe të silleni me respekt. Zakonisht nuk i keni marrë në konsideratë këto gjëra, por është mirë ta bëni këtë.
Peshqit
21.02-20.03
Jeni shumë i tendosur, kështu që duhet të anuloni disa plane. Kjo mund të shkaktojë një telash me një të afërm, por nuk keni tjetër rrugë. Nëse vazhdoni të shkoni në evenimente të tilla, do të dërrmoheni. Jeni tip që keni nevojë për pushim dhe privatësi për të mbushur bateritë. Shmangini rrjetet sociale vetëm për një ditë. Jeni bombarduar nga informatat.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë