Loading…
Shërohet nga kanceri, por vendos ta kujtoj atë përgjithmonë: Shikoni çka i bën trupit
  • 12/10/2017 | 17:09

...

Kanceri, sëmundja më e rrezikshme dhe aktuale e viteve të fundit, mund edhe të shërohet. Kështu, edhe një vajzë 26-vjeçare nga Filadelfia e mundi këtë sëmundje, por për dallim nga rastet tjera  Allyson Lynch vendosi ta kujtoj përgjithmonë atë në trupin e saj.


Lynch, kancerin në gji edhe pas shërimit e gdhendi në trup, pikërisht në gjoksin e saj, duke e lënë si shenjë tërë jetën pë ta kujtuar sfidën e saj, në të cilën doli fitimtare, transmeton gazetametro.net

26-vjeçare thotë se u frymëzua nga tatuazhet e shumë personave tjerë që kishin bërë në shenjë sensibilizimi me personat e prekur, por edhe nga ata që i kishin mbijetuar kancerit.

Allyson Lynch, vizatimin që bëri në trupin e saj për ta kujtuar gjithmonë sfidën e saj dhe për t’u dhënë kurajo vajzave dhe grave të prekura nga kanceri i gjirit e quajti  “Plagët e brendshme të një femre”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë