Loading…
Sherri i sanksioneve nga SHBA’ja, lojtarët e Iranit mbesin pa atlete në Botëror
  • 13/06/2018 | 15:15

...

Trajneri i skuadrës iraniane të futbollit, Karlos Queiroz, i ka kërkuar “Nike” t’i kërkojë ndjesë ekipit të tij, pasi kompania amerikane tha se nuk mund t’i pajiste futbollistët me atlete të reja për Kampionatin Botëror për shkak të sanksioneve.

Skuadra iraniane, ka mbetur në udhëkryq, ndërkohë për sa i takon atleteve, para ndeshjes së tyre të parë kundër Marokut, që do të mbahet të premten.

Kjo pason një vendim të administratës Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore e nënshkruar tre vite më parë dhe për të intensifikuar kufizimet mbi Iranin. “Sanksionet amerikane bëjnë që një kompani amerikane, pra “Nike”, të mos mund t’i sigurojë atlete futbollistëve të skuadrës iraniane në këtë moment”, tha Nike në një deklaratë për shtyp.

“Sanksionet e aplikueshme mbi “Nike” janë në fuqi prej vitesh dhe ne jemi të detyruar nga ligji”. Kjo deklaratë ka shkaktuar konfuzion dhe frustrim në federatën iraniane të futbollit. “Nike” më herët e ka furnizuar ekipin iranian me atlete dhe e bëri këtë edhe në kampionatin botëror të 2014 kur sanksione të ngjashme ishin në fuqi. Sidoqoftë, kompania thotë se nuk mund ta bëjë këtë për turneun e rusisë.

“Ky qëndrim më i fundit i Nike, ishte sipas këndvështrimit tim personal, i panevojshëm. Të gjithë janë në dijeni të sanksioneve. Ata duhet të dalin dhe të kërkojnë ndjesë për këtë sjellje arrogante ndaj 23 djemve që është absolutisht qesharake dhe e panevojshme”, tha Karlos Quieros.

Disa nga lojtarët e Iranit, mësohet se i kanë kërkuar lojtarëve jo iranianë nga ekipet e klubeve, tu japin hua atlete, ndërsa të tjerë thuhet se i kanë blerë nga miq apo kanë dalë ti blejnë vetë atletet në dyqane. Queiroz ka menaxhuar edhe realin e Madridit dhe ka punuar me Sir Alex Ferguson tek Manchester United, përveçse ka trajnuar edhe ekipin kombëtar të vendit të tij të lindjes, Portugalinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë