Së fundmi janë paraqitur format bazë të iPhone 7s, iPhone 7s plus dhe iPhone 8.
Është ende herët që të paraqiten fotografi të plota të dizajnit , mirëpo prapë se prapë, Apple na ka treguar se si do të duken, të paktën, nga mbrapa, transmeton gazetametro.net.
Bëhet fjalë për format bazë të Iphone për kapakun e mbrapëm, ku dhe saktë shihet se si do duken ato.
iPhone 8 shihet që do të jetë më i vogël edhe pse madhësia e ekranit do të jetë 5.5 inç. Gjithashtu do të ketë edhe Duo kamerë të vendosur në mënyrë vertikale.
iPhone 7s dhe iPhone 7s plus, do të jenë gati se të ngjajshëm vetëm se do të kenë përmirësime të vogla në përformancë./gazetametro.net