Loading…
Shfaqjet e Mourinhos: Shikoni disa nga festimet më provokuese të ‘Special One’
  • 09/11/2018 | 08:25

...

Jose Mourinho është njëri nga trajnerët më karizmatik në botën e futbollit


Jose Mourinho njihet për festimet e tij të ‘çmendura’ derisa një të tillë e bëri pas fitores së Manchester Unitedit kundër Juventusit në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton GazetaMetro.

Trajneri portugez pas ndeshjes hyri në fushë dhe provokoi tifozët e Juves, të cilët vazhdimisht ia fyen atij ‘familjen interiste’.

Më poshtë ua sjellim disa nga festimet më të çmendura të ‘Special One’.

Sprinti prej 100 metrave në Old Trafford

Festimi i tij i parë i çuditshëm erdhi në Old Trafford në sezonin 2003/04, atë kohë Mourinho ishte trajner i Portos.

Costinho shënoi gol në minutën e 90-të dhe kualifikoi Porton tutje, me Mourinhon që kishte shkuar për të festuar me lojtarët e tij te korneri. Atë sezon Porto ishte shpallur kampion në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Provokimi i parë në Camp Nou

Mourinho u bë armik i fansave të Barcelonës shumë kohë para se ai ta merrte drejtimin e Real Madridit.

Gjithçka filloi në një ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve ndërmjet Chelseat dhe Barcelonës më 2006 kur Drogba kishte shënuar gol dhe Mourinho kishte festuar duke rrëshqitur me gjunjë.

Tjetër provokim i tij në Camp Nou ishte me Interin kur në vitin 2010 eliminoi Barcelonën. Ai hyri në fushë duke vrapuar gjë që kishte irrituar tifozët e skuadrës katalunase.

Në videot e mëposhtme mund t’i shihni disa nga festimet e çmendura të Mourinhos. /GazetaMetro/



Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë