Loading…
Shihni në ëndërr duke ju rënë dhëmbi: E keni ditur gabim shpjegimin e tij
  • 11/01/2018 | 22:18

...

Gjithmonë pasi kemi parë një ëndërr, ua tregojmë personave më të afërt që na rrethojnë për të mësuar kuptimin e tyre.


Ëndrrat duhet t’i tregoni në mëngjes, ose më pas mbajini për vete, pasi sipas gojëdhënave, nuk është mirë që t’i ndani me njerëz të tjerë gjatë drekës e aq më tepër gjatë darkës. Gjithashtu nëse doni t’ja dini kuptimin, duhet ta tregoni para se të lani sytë, sepse më pas do e keni të pamundur ta kujtoni (për këtë jemi të bindur).

Sipas atyre që na kanë thënë të vjetrit, të shohësh gjarpër në ëndërr është ‘hasëm’, nuse-sëmundje, flori-shtatzëni, por shpesh psikoterapistët u japin një tjetër kuptim. Si psh: kur shohim dhëmbë të rënë në ëndërr, ne e shpjegojmë si një proces që na tregon se kemi hequr një ‘siklet’ i cili na mundonte prej kohësh, por psikoterapisti Richard Nicoletti e shpjegon ndryshe. Sipas tij, dhëmbi i rënë në ëndërr ka disa kuptime:

Jeni i stresuar për shkak të gjendjes në punën tuaj;
Keni frikë se mos  të tjerët ju shohin si të paaftë;
Keni gënjyer dikë dhe keni frikë se ai zbulon të vërtetën;
E shihni veten si të ‘pafuqishëm’ për të ndryshuar diçka në punë ose marrëdhënie.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë