Loading…
Shikoni se si kapet terroristi nga qytetarët pas sulmit (Video)
  • 19/06/2017 | 08:54

...

Sipas supozimeve fillestare, motivi i mundshëm i sulmit është – Islamofobia


Sulm i ri terrorist u krye në Londër, natën e kaluar, kur një 48-vjeçar hyri me furgon në mes të turmës me besimtarë myslimanë, të cilët posa kishin përfunduar lutjet në xhami pas një dite agjërimi të Ramazanit.

Në këtë sulm një person u vra dhe tetë të tjerë u plagosën. Tani kanë dalë pamje që tregojnë se si masa e njerëzve arriti ta mposhtë sulmuesin, transmeton gazetametro.net.

Në video, e cila është postuar në faqen e internetit “YouTube” dëgjohen britmat dhe klithmat e njerëzve të frikësuar. Gjithashtu, ju mund të shihni njerëzit që kanë rrëzuar në tokë sulmuesin dhe e mbajnë atë derisa të arrijë policia.

Pas mbërritjes së policisë, sulmuesi u arrestua dhe u dërgua në një spital psikiatrik për analiza.

Në video mund të shihen edhe të plagosur të shtrirë në rrugë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë