Loading…
Shkaku i këtij filmi kinezët masovikisht paraqitën për ushtri: Rambo kinez ka një porosi trishtuese për armiqtë (Video)
  • 11/08/2017 | 02:36

...

Filmi kinez i zhanrit aksion “Wolf Warrior 2”, i ka thyer të gjitha rekordet në vendin më të popullarizuar në botë, ndërsa ka arritur deri në atë shkallë sa që shikuesit menjëherë pasi që e kanë parë filmin masovikisht janë paraqitur në ushtri.


Slogani i këtij filmi është: “Kush e ofendon Kinën, ai do të jetë i mbytur pa marr parasysh se ku fshihet’.

Vetëm për dy javë filmi ka arritur të fitojë më shumë se gjysmë miliardë dollarë.

Ngjarja e këtij filmi është shumë e thjeshtë, qeveria kinezë e dërgon pjesëtarin më të pa trembur të njësisë speciale të shpëtoj biznesmenin kinez, i cili është marrë peng në një vend afrikanë ku janë duke u zhvilluar lufta civile.

Në këtë rrugë, ylli i filmit, Wu Jing ka vrarë qindra rebelë dhe mercenarë perëndimorë.

Filmi është i mbushur me efekte speciale, të cilat nuk do mund t’i arrinin as blockbusters Hollywood- ian.

Për shembull, BBC shkruan se ky film është nj kopje e thjeshtë e filmave aksion amerikan, vetëm se në këtë rast shpëtimtari nuk është amerikan, por kinez.

“Nuk ka dyshime q kinezet me këtë film kanë dashur të ia tregojnë porosinë e tyre botës. Në film janë treguar kopjet e armëve më të reja kineze, po nuk duhet harruar se jo shumë kohë kanë hapur bazën ushtarake në Djibouti”, shkuan BBC, transmeton gazetametro.net

https://www.youtube.com/watch?v=m3UaQncKz04

Filmi nuk ka pasur se si të ketë kohë më të përshtatshme për tu publikuar se sa këtë periudhë. Të gjithë Kinën që një kohë a ka kap një eufori nacionaliste dhe i është dashur vetëm ky film.

Media shtetërore kineze nuk kanë mbetur indiferent ndaj kritikave të BBC dhe i kanë urdhëruar Britanisë që “qëllimisht po hedhin baltë mbi Kinën”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë