Loading…
Shkaqet e rritjes së populizmit nuk janë ekonomike
  • 09/08/2018 | 15:18

...

Populizmi nacionalist është shndërruar në një forcë të madhe në politikën evropiane. Por përderisa ka kohë që është menduar se një populizëm i tillë ka rrënjët në ankthin ekonomik, një analizë e “Peë Research Center” sugjeron se ka faktorë shtesë në lojë, transmeton gazetametro.net


Ata që kanë mendim mbështetës ndaj partive populiste në Gjermani dhe Suedi, për shembull, ka vetëm pak më shumë gjasa se ata që kanë mendime negative për partitë populiste, që  të kenë shqetësime për ekonominë. Rreth 77% e atyre që kanë mendim pozitiv dhe mbështetës për partinë populiste ‘Alternativa për Gjermaninë’ thonë se situata ekonomike e vendit është e mirë; kjo krahasohet me 87% në mesin e gjermanëve të tjerë. Ngjashëm, 77% të atyre me mendim poitiv për për partinë populiste suedeze ‘Demokratët e Suedisë’ thonë që situata ekonomike e vendit të tyre është e mirë, krahasuar me 91% të suedezëve të tjerë.

Në vende të tjera, mbështetësit e partisë populiste më pak kanë mendim të mirë për situatën ekonomike. Në Itali, vetëm 15% e mbështetësve të partisë populiste italiane ‘Liga Veriore’ kanë mendim pozitiv për ekonominë e vendit, gati njëjtë me 18% e të tjerëve në publikun italian që gjithashtu ka mendim negativ.

Nostalgjia mund të jetë një parashikues më i mirë i sentimenteve populiste. Rreth 62% e mbështetësve adultë të partisë populiste në Francë thonë se jeta sot është më e keqe se që ka qenë 50 vite më herët. Në Gjermani rreth 44%. Ngjashëm edhe vendet si Suedia dhe Holanda.

Etnocentrizmi gjithashtu luan rol në valën e pikëpamjeve populiste. Rreth 61% e mbështetësve të partisë populiste në Gjermani, rreth 56% e mbështetësve të partisë populiste në Francë dhe 47% e mbështetësve të partisë populiste në Holandë thonë se kultura e popullit të tyre është superiore nga të tjerat.  Ky sens i superioritetit kulturor është shumë më pak prevalent në mesin e pjesës tjetër të publikut në këto vende.

Një sentiment tjetër i shprehur shumë tek ata që mbështesin partitë populiste të djathta në Evropë është se Islami është jokompatibil me vlerat dhe kulturën e vendit të tyre. Ndërsa, rreth 1 në 10 e adultëve që nuk kanë mendime pozitive për partitë populiste pajtohen me këtë.

Nacionalizmi i dalë mode është gjithashtu i shprehur në partitë populiste të djathta në Evropë. /gazetametro.net

Burimi: http://www.pewresearch.org/fact-tank/2018/07/19/populist-views-in-europe-its-not-just-the-economy/?amp=1&__twitter_impression=true

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë