A tregon kjo se ndoshta romakët në Amerikën Veriore kanë arritur 800 vjet pata vikingëve, transmeton Gazeta Metro.
Mendohet se historia mbështetet vetëm në dokumente të shkruara. Mirëpo, kjo është vetëm një grimcë e asaj që dimë për të. Madje edhe sot gjejmë dëshmi për fakte të reja, të cilat mund ta ndryshojnë rrjedhën e historisë. Shpata romake në Kanada është vetëm një prej tyre.
Në ishullin Oak në Kanada një ekip televiziv rastësisht ka hasur në diçka të papritur – një shpatë romake.
Kjo vetëm tregon se ndoshta romakët në Amerikën Veriore kanë arritur 800 vjet pata vikingëve. Por, kjo nuk është e vetmja gjë e çuditshme e cila është gjetur – aty ka edhe varreza romake, para të Kartagjenës dhe mbishkrime në latinisht, të tëra para 1.800 vitesh.
Sipas teorisë, romakët e kartagjenasit supozohet se e kanë hulumtuar Amerikën Veriore, kështu që kjo do të duhej ta ndryshonte historinë mbi njerëzit e parë nga perëndimi, të cilët e kanë zbuluar këtë kontinent./gazetametro.net