Mendohet se historia mbështetet vetëm në dokumente të shkruara. Mirëpo, edhe sot gjejmë dëshmi për fakte të reja, të cilat mund ta ndryshojnë rrjedhën e historisë. Ja disa prej tyre, të cilat ua sjell Gazeta Metro.
Fshati i gjigangtëve në Peru. – Kur spanjollët për herë të parë kanë ardhur në Peru, konkuistadori Pedro Sijeza de Leon ka përshkruar në detaje atë që ka parë në librin Kronika e Perusë. Mes tjerash është dhënë edhe legjenda për gjigantët, të cilët kanë ardhur me anije të mëdha, dhe kanë qenë dy herë më të gjatë se njeriu i rëndomtë.
Ata kanë ndërtuar për vete pusa të mëdhenj e fshat të madh, ndërsa De Leon ka shkruar se tërë këto i ka parë më sytë e tij, Aq më shumë, thekson se ka patë edhe kafkën dhe dhëmbin e gjigantëve, i cili peshonte 200 gramë.
Eshtrat e majmunit në Irlandë. – Në kodrën Tara në Irlandë ekziston një varrezë e çuditshme. Eshtrat, të cilët janë të palosur me kujdes në të, nuk u përkasin njerëzve, por majmunëve. Dhe ata nuk janë eshtrat e vetëm të majmunëve në Irlandë, sepse ekzistojnë disa të vjetër edhe deri 2.300 vite.
Sipas legjendës, një grup të huajsh kanë ardhur në Irlandë dhe kanë pasur eshtra magjikë. Sipas vlerësimit të ekspertëve, është fjala për egjiptasit. Testi i ADN-së të eshtrave të paradhësve të irlandëzëve ka zbuluar se kanë prejardhje nga Lindja e afërt.
Gjigantët e bardhe të Amerikës Veriore. – Në vitin e largët 1857, një pjesëtar u fisit indian Komanç ka folur për gjigantët e bardhë, të cilët kanë qenë të gjatë tri metra, dhe shumë më të fuqishëm se të bardhët të cilët jetojnë tash.
Ata i kanë dëbuar indianët nga vendbanimet e tyre, i kanë vrarë dhe e kanë zaptuar territorin e tyre. Në ato hapësira së shpejti është gejtur një medalion grek, i cili konfirmon tregimin e indianit se “njerëzit e bardhë kanë ardhur në vendin e tij”, por jo edhe se kanë qenë aq “gjigantë”. Edhe fisi Çokata ka një legjendë të ngjashme, por besohet se fjala është për hulumtues grekë./gazetametro.net