Loading…
Shkencëtarët ndërtojnë tulla nga urina e njerëzve
  • 08/11/2018 | 19:34

...

Hulumtuesit afrikano-jugorë thonë se kanë arritur të bëjnë tulla nga urina njerëzore në një proces natyral që përfshin koloni të baktereve.


Kjo një ditë mund të përdoret për të reduktuar emetimet e ngrohjes globale duke gjetur një përdorim të dobishëm nga urina e njeriut, shkruan ëashington Post, transmeton gazetametro.net

Tullat e përhimta prodhohen në një laborator për tetë ditë duke përdorur urinën, kalciumin, rërën dhe bakteret. Dhe jo, tullat nuk kudërmojnë.

Tullat bëhen duke përdorur urean – një substancë e gjetur në urinë dhe e sintetizuar në botë për të bërë fertilizues.

Tullat bio bëhen me anë të një procesi të quajtur shpejtimi karbonat mikrobial.

Rëra kolonizohet nga bakteret që prodhojnë enzimën ureazë. Enzima zbërthen urean në urinë, teksa prodhon substancën e fortë, karbonatin e kalciumit, nëpërmjet një procesi kimik të ndërlikuar. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë