Loading…
Shkenctarët i japin përgjigje pyetjes nëse stresi është sëmundje ngjitëse
  • 13/03/2018 | 13:56

...

Stresi juaj mund të prekë të tjerët, thonë studiuesit kanadezë.


Gjykimet sugjerojnë se personat e stresuar mund të ndryshojnë trurin tuaj në të njëjtën mënyrë sikur jeni të mbingarkuar në punë.

Shkencëtarët kanadezë i kanë quajtur rezultatet, të cilat janë nxjerrë nga eksperimentet në minj, si ‘të shquara’.

Ata sugjerojnë se gjetjet mund të dëshmojnë të vërtetën për njerëzit, të cilët shprehin stresin e tyre “pa qenë në dijeni rreth tij”.

Studiuesit nga Universiteti në Kalgari, të udhëhequr nga Toni-Lee Sterley, kanë studiuar efektet e stresit te çiftet e minjve.

Ata larguan njërin mi nga çifti dhe e ekspozuan ndaj stresit para se ta kthenin te partneri i tij. Ata ekzaminuan përgjigjet e qelizave sepcifike, neuroneve CRH, të cilat kontrollojnë përgjigjen e trurit ndaj stresit, në secili mi. Rrjetet e trurit të miut të stresuar dhe partnerit të tyre kishin ndryshuar në të njëjtën mënyrë, tregojnë testet.

“Neuronet CRH nga partneri, i cili nuk ishte i ekspozuar ndaj stresit, treguan ndryshime që ishin identike me ato që ne kemi matur te miu i stresuar”, tha Sterley.

Profesori Jaideep Brains, bashkautor i studimit, tha se ndryshimet e trurit të ndërlidhura me stresin tregojnë se stresi mund të jetë ngjitës, por ende janë të panjohura pasojat për trurin.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë