Loading…
Shkenctarët lajmërojnë: Nëse flini më shumë se 8 orë çdo natë, jeni në rrezik nga sëmundjet e zemrës
  • 08/08/2018 | 16:29

...

Njerëzit të cilët flenë më shumë kanë një rrezik më të madh ndaj vdekjes së parakohshme se sa të tjerët, sipas disa studimeve, transmeton gazetametro.net


Ekspertët kanë zbuluar se ata që flenë për më shumë se 8 orë kanë një rrezik shumë më të madh ndaj vdekjes, se sa ata që bëjnë gjumin për më pak se 7 orë.

Studimi, i cili përfshin më shumë se 3 milion njerëz përreth botës, ka zbuluar se të flesh për një kohë të gjatë rritet rreziku nga sëmundjet e zemrës dhe sulmet e ndryshme.

Shkenctarët që e kanë bëtë këtë zbulim, janë nga Universitetet e Keele, Manchester, Leeds dhe të Anglisë Lindore.

Ata kanë thënë se gjumi duhet të konsiderohet si njëri ndër shkaktarët kryesor të shëndetit të ligë, derisa kanë shpjeguar edhe se nëse flini shumë iu shmangeni edhe aktiviteteve të ndryshme, duke e rritur kështu rrezikun ndaj sëmundjeve të ndryshme të zemrës.

“Simptoma të depresionit, aktivitet i ulët fizik dhe shumë probleme të tjera shfaqen nëse flini shumë”, kanë thënë ata.

Ndër të tjera, shkenctarët kanë shtuar edhe se doktorët duhet t’i paralajmërojnë pacientët e tyre se gjumi i gjatë mund t’u shkaktojë sëmundje të ndryshme të zemrës.

Rrezik më i ulët nga sëmundjet e ndryshme është parë tek njerëzit që kanë fjetur diku rreth 7 orë në ditë, derisa te ata që kanë fjetur më shumë ka pasur efekte dramatike.

Sipas këtij studimi, njerëzit që flen 9 orë gjatë natës kishin 14% rrezik më shumë nga vdekja e parakohshme, derisa tek ata që flenë 10 orë rreziku ishte dyfish më i madh.

“Pacientët që flenë më shumë 8 orë kanë një rrezik nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ‘apnoea’, që është një çrregullim serioz i gjumit, gjatë të cilit fryma e një njeriut ndalet derisa fle”, kanë shpjeguar ata.

Studiuesit kanë kombinuar rezultatet e 74 studimeve, për të ardhur në këtë përfundim. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë