Loading…
Shkencëtari i ndjerë paralajmëroi në librin e tij: ‘Së shpejti do të shfaqet një racë e re, do ta shkatërrojë gjithë njerëzimin’
  • 14/10/2018 | 19:38

...

Shkencëtari i ndjerë, Stephen Hawking, ka parashikuar një botë të ‘supër-qenieve’ në librin e tij të fundit, të cilin e shkroi shtatë muaj para vdekjës së tij, transmeton gazetametro.net.


Fizikanti i njohur ka sugjeruar se inxhinieria gjenetike do të krijojë një racë të re të njerëzve, të cilët do të shkatërrojnë pjesën tjetër të njerëzimit.

Një koleksion i artikujve dhe eseve të cilat Hawking i la pas, flet për rrezikun që vjen nga manipulimi i ADN’ve, i cili tashmë është i mundur.

Njerëzit e pasur tani kanë mundësinë që të ndërhyjnë në ADN’në e fëmijëve që kur ata janë në bark.

Mirëpo këto raca, me shumë mundësi do të kenë intelegjencë më të lartë, aktivitet me të gjatë dhe do të jenë rezistentë ndaj sëmundjeve.

Në librin e tij, ai shpreh shqetësimet për këtë lloj gjenetike dhe racën njerëzore krejtësisht të re.

Ndryshe, Stephen Hawking vdiq gjatë muajit mars në moshën 76 vjeçare, dhe ka qenë njëri ndër shkencëtarët më të njohur në botë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë