Loading…
Shkëputet shkëmbi në plazh, vajza vdes para syve të prindërve |FOTO
  • 18/08/2018 | 13:43

...

Një vajzë vetëm 9 vjeçe, Harriet Forster, nga Oxford, humbi jetën për shkak të një traume të rëndë në kokë, pasi një shkëmb u shkëput nga muri i Seaton Garth, në Staithes, të Britanisë së Madhe.


E mitura po luante në plazh, kur masivi shkëmbor i ra në kokë.

Ndihma e shpejtë bëri të pamundurën për ta përmendur, por vajza u deklarua e vdekur në vendin e ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 9 gusht, teksa e mitura dha shpirt para syve të prindërve.

“Nuk arrijmë ta pranojmë këtë tragjedi. Harriet ishte drita e jetës sonë. Ju kërkojmë qe të na jepni kohën që na duhet për të marrë veten nga dhimbja. Ju falenderojmë”, thuhet në mesazhin e familjes Forster.

Sipas rojes bregdetare, një pjesë e shkëmbit që rrethon bregun u rrëzua.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë