Loading…
Shkolla e mjekësisë në Tokyo pranon se ka ndryshuar rezultatet për të përjashtuar gratë
  • 08/08/2018 | 13:00

...

Një shkollë e mjekësisë në Tokyo ka kërkuar falje pasi një hetim i brendshëm konfirmoi se ka ndryshuar rezultatet e provimit pranues për më shumë se një dekadë për të kufizuar numrin e studenteve femra dhe për të mundësuar që më shumë burra të bëhen mjekë.


Universiteti i mjekësisë në Tokyo manipuloi të gjitha rezultatet e provimit pranues duke filluar më 2006 ose madje më herët, sipas gjetjeve të publikuara nga ata të përfshirë në hetim, duke konfirmuar raportimet e ditëve të fundit nga media japoneze, shkruan the Guardian, transmeton gazetametro.net

Universiteti tha se manipulimi nuk është dashur të ndodh dhe nuk do të ndodh në të ardhmen. Tha se do të shqyrtonte për pranimin në mënyrë retroaktive të atyre që ndryshe do ta kalonin provimin, edhe pse nuk sqaroi si do të bëhej kjo.

Hetimi gjeti se në provimet pranuese të këtij viti Universiteti uli për 20% pikët e të gjithë kandidatëve në testin e fazës së parë dhe pastaj shtoi 20 pikë për kandidatët burra, me përjashtim të atyre që kishin rënë në provim së paku katër herë. U tha se manipulime të ngjashme kanë ndodhur për vite sepse shkolla dëshironte më pak mjeke femra sepse vlerësoi se ato do të shkurtonin ose t’i jepnin fund karrierës pasi të bëhen nëna.

Raporti tha se manipulimi ishte “seksizëm i thellë”, sipas avokatit Kenji Nakai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë