Loading…
Shkolla e mjeksisë kërkon falje për ndërhyrje në rezultatet e provimeve, për t’i lënë jashtë studentet femra
  • 09/08/2018 | 11:48

...

Një shkollë e mjeksisë në Japoni ka kërkuar falje publikisht, pasi që ka ndërhyrë në rezultatet e testit pranues, për të limituar numrin e studenteve femra, transmeton gazetametro.net


Universiteti i Mjeksisë së Tokyo’s ka manipuluar me rezultatet që në fillim të vitit 2006, duke i ulur pikët e kandidateve femra dhe duke ua shtuar ato meshkujve.

Menaxheri dhe zëvëndës drejtori i Universitetit, kanë dalë gjatë ditës së djeshme në një konferencë për shtyp në Tokyo, ku kanë kërkuar falje publikisht rreth asaj që ka ndodhur.

Thuhet se fakulteti po e ulte numrin e studenteve femra, pasi që sipas tyre ato do t’i linin studimet në gjysme apo do t’i ndërpritnin karrierat e tyre për tu bërë nëna.

“Neve sinqerisht na vie shumë keq për atë që ka ndodhur rreth provimeve pranuese, e cila ka shkaktuar shqetësim dhe problem për shumë njerëz”, ka thënë menagjeri i fakultetit, Tetsuo Yukioka.

Ai ka thënë se vajzat që janë pranuar në fakultet nuk janë trajtuar ndryshe nga djemtë, mirëpo sipas tij disa njerëz besojnë se vajzave nuk duhet t’u lejohet të bëhen doktoresha.

Ndër të tjera ai e ka mohuar se ka pasur njohuri rreth këtij manipulimi dhe ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë i përfshirë.

Ndërsa, gati 50% të grave japoneze janë me edukim të lartë, njëri nga nivelet më të larta në botë, por edhe ato shumë herë diskriminohen për vendin e punës. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë