Loading…
Shkolla ku përveç testeve të lëndëve mësimore, vajzat duhet të bëjnë edhe testin e shtatëzanisë |FOTO
  • 11/10/2018 | 14:19

...

Ndodhë dy herë në vit që 800 vajza në shkollën e mesme Moshono në Tanzania, detyrohen të bëjnë testin e shtatëzanisë. Madje ato edhe ruhen nga një mbikqyrës që sigurohet se nuk po i ndërrojnë testet.


Këto teste janë bërë në shkollë tek vajzat nga klasa e tetë e më shumë për rreth tre vite, transmeton gazetametro.net.

Nëse testi i shtatëzanisë ka dal pozitiv, atëherë vajza menjëherë është perjashtuar.

CNN në një artikull ka treguar se edhe tri shkolla të tjera në regjionin e Kilimanjaro’s dhe Arusha’s e praktikojnë çdo vit gjënë e njëjtë.

Elifuraha, është vajza që ka panuar të flasë për gazetën e njohur, duke treguar se si dhe pse ndodhë kjo gjë.

Ajo ka treguar se sa e vështirë ka qenë për të kur profesorët e thirrën për  t’i bërë testin e detyrueshëm të shtatëzanisë.

‘Të gjitha studentet u thërritën në një dhomë ku profesoreshat filluan të na kontrollojnë… madje po na e preknin edhe barkun’, ka thënë 19 vjeçarja për CNN, e cila tashmë është edhe nënë.

Ajo e dinte që ishte shtatëzënë, por po provonte të fshihte barkun e saj të fryer.

Sapo që e zbuluan se ajo po pret fëmijë, menjëherë u përjashtua nga shkolla.

Tanzania përdorë rregulla të rrepta dhe ka një ligj të arsimit që nga viti 2002 që i lejon t’i dëbojë studentet shtatëzëna nga shkollat.

Ky ligj është aplikuar gjerësisht që kur presidenti John Pombe Magufuli e mori detyrën në vitin 2015.

‘Nën administratën time si president i vendit asnjë vajzë shtatëzënë nuk mund të shkojë në shkollë, apo t’i kthehet asaj. Ajo ka zgjedhur atë lloj jetese, duhet të kujdeset për fëmijën e saj’, kishte thënë ai në një fjalim në vitin 2017./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 23/10/2018 | 07:50
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë