Loading…
Shkolla në Prishtinë me 40 mësimdhënëse gra e vetëm dy burra
  • 17/03/2018 | 17:53

...

Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm 12.9 për qind e grave në moshë pune në Kosovë janë të punësuara. Arsyet për këtë shkallë të ulët të punësimit të grave thuhet se janë vetë shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë si dhe pjesëmarrja shumë e ulët e grave në fuqinë punëtore.

Por, gratë kanë bërë një diferencim ekstrem në punësim si mësimdhënës në shkollat fillore të Komunës së Prishtinës.

Të dhënat e Komunës së Prishtinës tregojnë për një kuotë jo proporcionale në personelin arsimor të nivelit të ulët për vitin 2017-2018, shkruan lajmi.net.

Gjithsej personel arsimore në shkollat fillore në Prishtinë janë 2024. Në këtë shifër janë të përfshirë 1439 femra, ndërsa burra janë 584. Veçmas, mësimdhënës janë 1285 femra, ndërsa burra 341 mësimdhënës

P.sh, vetëm në shkollën “Naim Frashri” janë 54 gra mësimdhënës gra, e 7 burra, apo në shkollën “Pavarësia”, 46 gra e 4 burra. Në “7Marsi”, janë 2 mësimdhënës burra e 22 gra, ndërsa në “Pjetër Bogdani”, 40 gra e 2 burra, etj.

Njëqind për qind janë gra personeli i edukativ në çerdhet publike të Prishtinës, me gjithsejtë 192. Pake burra janë në personelin ndihmës.

Kuotë pak më e balancuar paraqitet tek shkollat e mesme. 793 është numri i personelit në këto shkolla, me 440 gra e 353 burra. Veçmas, mësimdhënës janë 638, nga kjo shifër gra janë 399, burra 239. Në shkollat e mesme diferencën e burrave e ka bërë vetëm shkolla “Alaudinë”, ku janë të punësuar 32 mësimdhënës burra e vetëm 2 gra. 17 me 17 janë në shkollën “Eqrem Qabej”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë