Loading…
Shkrimtarja britaneze do të promovojë në Prishtinë romanin e saj “Si të jesh Nuse Kosovare”
  • 09/08/2017 | 16:16

...

Shkrimtarja britaneze, Naomi Hamill në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, do të promovojë romanin e saj “Si të jesh Nuse Kosovare”.


Ngjarja e romanit është e vendosur në Kosovë dhe trajton jetët e dy vajzave të reja në Kosovën e ditëve moderne.
Romani shpalosë historinë, kulturën, rrëfime për luftën si dhe vështrim të jetës së femrave moderne kosovare.
Naomi Hamill është kryetare e organizatës Manchester Aid to Kosovo (MaK), organizatë kjo e cila që nga viti 1999 e ka mbështetur rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Kosovës. 


Promovimi i romanit “Si të jesh Nuse Kosovare” do të bëhet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, të premten (11gusht), në orën 15:00.

Ejani ta dëgjojmë së bashku Naomi Hamill, e cila do të lexojë pjesë të romanit të saj, si dhe në fund do të mund t’iu përgjigjet pyetjeve tuaja./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë