Loading…
Shok në Serbi: Nga zjarri nxjerrin arkën me plot 18 milionë euro
  • 08/08/2018 | 23:40

...

Zjarrfikësit, të cilët e kanë hapur arkën, e cila ka qenë e dëmtuar nga ana e jashtme, kanë mbetur pa tekst. Arka ishte përplot euro të padëmtuar. Deri sa të shtangur po e shikonin pamjen, është shfaqur pronari.

 

Zjarri ka shpërthyer më 31 korrik rreth orës 22 në oborrin e tri fabrikave në Zemun. Nga zjarri i madh, zjarrfikësit e Beogradit ia kanë dalë të nxjerrin arkën, në të cilën kanë qenë 18 milionë euro, shkruan gazeta “Kurir”. Shkaktari i zjarrin ende nuk dihet, ndërsa sipas fjalëvetë dëshmitarëve, atij i ka paraprirë një shpërthim, transmeton gazetametro.net.

Zjarrfikësit kanë luftuar me orë me zjarrin. Situaa ë terren ka qenë dramatike, e sidomos në çastin kur zjarrfikësit kanë marrë një kërkesë të veçantë.

– U kanë thënë zjarrfikësve se një njërin prej objekteve të kapluara nga zjarri gjendet një arkë e fshehtë dhe se duhet ta shpëtojnë si të dinë e si të munden. Por zjarrfikësit kanë parë se fabrika gati e tëra është përfshirë nga zjarri dhe se do të jetë e vështirë ta gjejnë dhe ta tërheqin në vend të sigurt arkën. Pas disa minutash e kanë gjetur arkën dhe e kanë tërhequr në vend të sigurt.

– E kanë hapur arkën, e cila ka qenë e dëmtuar nga ana e jashtme, kanë mbetur pa tekst. Arka ishte përplot euro të padëmtuar. Deri sa të shtangur po e shikonin pamjen, është shfaqur pronari i fabrikës. Zjarrfikësve u është thënë të largohen. Pronari i ka marrë të tëra paratë dhe ka shkuar. Më vonë kanë marrë vesh se në arkë gjendeshin plot 18 milionë euro – ka thënë burimi i gazetës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë