Loading…
Shoqëria civile shpreh shqetësimin për reformat zgjedhore në Kosovë
  • 23/07/2018 | 17:45

...

18 organizata të shoqërisë civile kanë dal sot me një deklaratë e përbashkët me anë së cilës kanë shprehur shqetësimin për legjislacionin zgjedhor.


Deklarata e plotë e këtyre organizatave:

Janë bërë shtatë vite prej kur ka filluar reforma zgjedhore dhe asnjëherë nuk ka përfunduar dhe nuk ka ndonjë ndryshim thelbësor në këtë drejtim. Me qëllim të ngritjes së përfaqësimit qytetarë dhe rritjes së cilësisë së të zgjedhurve, me qëllim të konstituimit dhe konsolidimit të shpejtë dhe të qëndrueshëm të institucioneve, në mënyrë që të sigurohet më shumë funksionalitet i sistemit politik, transparencë dhe llogaridhënie të subjekteve politike dhe administrim më të lehtë të procesit zgjedhor, organizatat e shoqërisë civile ftojnë subjektet politike dhe Kuvendin e Kosovës që të:

Vendosin me prioritet në agjendë çështjen e reformës zgjedhore që adreson problematikat e vërejtura në proceset e kaluara zgjedhore dhe të bazojnë punën në analiza dhe hulumtime.

Sigurojnë që legjislacioni zgjedhor është reflektim i të gjitha grupeve të interesit, duke garantuar gjithpërfshirje dhe respektim të vullnetit të të gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësisë së tyre gjinore apo etnike.

Marrin parasysh rekomandimet nga organizatat e shoqërisë civile dhe nga misionet e vëzhgueseve të zgjedhjeve të organizatave vendore dhe ndërkombëtare.

Organizatat e shoqërisë civile shprehin gatishmërinë për të kontribuar në procesin e adresimit të mangësive të legjislacionit zgjedhor me ekspertizën e tyre për të siguruar zgjedhje të lira dhe të drejta në të ardhmen.

Organizatat nënshkruese:

Demokraci Plus (D+)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)

Lëvizja FOL

Organizata “Mundësia”

Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (KCIC)

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)

Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike (ACDC)

Qendra për Paqe dhe Tolerancë (CPT)

Qendra për Politika dhe Avokim (QPA)

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)

Shoqata “Nëna Terezë” (MTS)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë