Loading…
Shpat Kasapi dhe Rovena Stefa në një lidhje dashurie?
  • 14/11/2017 | 15:32

...

Këngëtari nga Tetova, Shpat Kasapi dhe Rovena Stefa duket se kanë filluar përsëri një lidhje dashurie. Vite më parë pasi që bashkëpunuan në shumë projekte, dyshja u përfol se ishin në një lidhje dashurie edhe pse ata asnjëherë nuk e pranuan e as nuk e mohuan lidhjen e tyre.


Rovena në një postim të saj në Instagram, na tregon më shumë për mundësin e lidhjes së tyre! Në këtë foto dyshja vërehen duke darkuar dhe shumë të lumtur, ndërsa në mesin e tyre qëndron e buzëqeshur edhe nëna e Shpat Kasapit, transmeton zeri.info.

Vetë Shpat Kasapi ditë më parë në një emision televiziv e ka konfirmuar se është në lidhje por nuk ka treguar se për kënd bëhet fjalë, ndërsa ka shtuar se edhe mamaja e tij është pajtuar për këtë lidhje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë