Loading…
Shpend Ahmeti i kundërpërgjigjet PDK’së pas akuzave të fundit
  • 13/08/2017 | 13:12

...

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është kundërpërgjigjur degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, e cila sot gjatë një konference e akuzoi atë për keqpërdorim të parave të qytetarëve.


Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se e di qe Komuna e Prishtinës është në rrugën e duhur.

“Kur te akuzuar për korrupsion e uzurpatorë të tokave flasin me akuza për komunën tonë e di që jemi mirë e në rrugë të drejtë”, ka shkruar Ahmeti.

PDK sot e akuzoi Ahmetin që ka humbur miliona euro të qytetarëve për shkak të ‘’paaftësisë dhe keqmenaxhimit të buxhetit të Komunës’’.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë