Loading…
Shpend Ahmeti ia huq për stadiumin e Prishtinës
  • 11/01/2018 | 22:56

...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj një deklarate të Ministrit të Sportit, Kujtim Gashi, “për objektin në të cilin është i vendosur federata dhe për mundësinë që pronësia e objektit të kalojë nën menaxhimin e federatës”, shkruan GazetaMetro.net

Objekti i selisë së Federatës së Futbollit të Kosovës, gjendet në afërsi të Hotel Vitctory.

Mirëpo, njoftimin e ministrit duket se ka keqkuptuar Shpend Ahmeti me stafin e tij, duke menduar se po synohet të “hiqet nga privatizimi” stadiumi i Prishtinës. Gjatë takimit në FFK me kryetarin Fadil Vokrri, ministri Gashi kishte folur edhe për kryerjen e punimeve në këtë stadium dhe infrastrukturën sportive në vend.

“Ministri Gashi duhet me e dit që stadiumi i Prishtinës është pronë e Komunës së Prishtinës dhe që nuk ka nevojë me e hjek prej procesit të privatizimit sepse nuk është ndërmarrje shoqërore. Kjo pronë komunale do të jetë në dispozicion të reprezentacionit tonë dhe Klubit Prishtina duke u bazuar në modelet e avancuara të menaxhimit të stadiumeve Komunale. Këtë e kemi diskutuar edhe me Federatën”, thuhet ne reagimin e Ahmetit bnë Facebook.

Përndryshe, stadiumi i kryeqytetit është pronë e Komunës së Prishtinës, që i është dhënë në shfrytëzim për një periudhë 10 vjeçare klubit më të trofeshëm në Kosovë, FC Prishtina.

Se fjala ishte për hejqen nga privatizimi të objektit të selisë së FFK’së mund lehtë të vërehet edhe nga deklarata e kryetarit Fadil Vokrri (lajmi i mëposhtëm). /gazetametro.net

Ja kur pritet në nis ndërtimi i Stadiumit Kombëtar

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë