Loading…
Shpend Ahmeti në koalicion me Alternativën, i jep një drejtori
  • 14/06/2018 | 13:03

...

Alternativa dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e kanë zyrtarizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje komunale në Prishtinë. Sipas kësaj marrëveshje, Alternativa do të udhëheqë me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale.


Kjo gjë u bë e ditur nga partia e Kusarit-Lilas, përmes një postimi në FB.

“Alternativa është e vetëdijshme se e pret një pune dhe angazhim i jashtëzakonshëm, por, gjithsesi, mbetet e përkushtuar që nga dita e parë e mandatit të punës qeverisëse në Drejtorinë e Mirëqenies Sociale ta shtyej përpara të gjitha projektet dhe planet në dobi të kryeqytetasve”, shkruan në postimin e kësaj partie në Facebook.

Kusari-Lila falënderoi të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës për besimin e dhënë në Zgjedhjet e fundit lokale, me ç’rast Alternativa u bë pjesë e Kuvendit Komunal të Prishtinës, me një ulëse, rrjedhimisht mbi bazën e parimeve të udhëheqjes komunale, Alternativa ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit, të cilën e zyrtarizuan sot./gazetametro.net

Postimi i plotë nga Alternativa:

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë