Loading…
Shpend Ahmeti: Më të rrezikshëm ‘veteranët’ për Adem Jasharin, sesa datëlindja
  • 19/08/2018 | 22:30

...

Edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është përfshirë në debatin rreth datëlindjes së saktë të komandantit të UCK-së, Adem Jashari.


Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se Adem Jasharin e bën vepra e jo data e lindjes. Ai ka shtuar se shumë persona kanë lindur më 28 nëntor, por që nuk kanë bërë asgjë për vendin.

Për kreun e PSD-së, 19 mijë veteranët e rrejshëm janë më të rrezikshëm për veprën e Adem Jasharit, se sa cila është datëlindja e saktë e tij.
“E çka edhe po të kishte lindur në datë tjetër? Sa njeriu ka lind me 28 nëntor e nuk ka bërë asgjë. Sa njeriu ka lind në data tjera e ka bërë shumë. Datat shërbejnë për matjen e kohës. Adem Jasharin e bën vepra e jo data e lindjes. A kthehemi tash te 19 mijë veteranët e rrejshëm e dialogu se ato janë më të rrezikshme për veprën e Adem Jasharit se sa data e lindjes?”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, sot Bekim Jashari ka polemizuar ashpër me Nexhmedin Spahiun, pasi ky i fundit tha se Adem Jasharit i është falsifikuar datëlindja.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë