Policia e Kosovës njofton se persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes-granatë dore në Veri të Mitrovicës dhe e njëjta ka shpërthyer.
Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, ku kanë mbledhur të gjitha dëshmitë për hetim të mëtutjeshëm të rastit.
Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, përveç disa dëme të vogla materiale që janë shkaktuar në murin e shtëpisë së ankuesit mashkull Kosovar/Serb.
Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin dhe deri tani nuk është raportuar për ndonjë të dyshuar.