Loading…
Shpërthimi i madh tmerron banorët e Oklahomas, raportohet për drita të gjelbra në qiell
  • 14/03/2018 | 09:34

...

Banorët e Oklahomas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbetur të habitur ditën e martë pasi në qytet u dëgjua një krismë e madhe shurdhuese që nuk dihej prej nga vinte, transmeton Gazeta Metro.

Ndërsa Agjencia gjeologjike amerikane nuk raportoi për ndonjë tërmet në atë rajon, shërbimi meteorologjik në Oklahoma deklaroi që zhurma mund të jetë shkaktuar nga shkatërrimi i një meteori që kishte goditur Tokën nga hapësira.

Një numër i madh i banorëve të qytetit shpërdanë shqetësimin e tyre në rrjetet sociale, ndërsa disa prej tyre edhe e kishin parë me sytë e tyre një dritë të gjelbër e të portokalltë vezulluese që u duk në qiellin e pastër gjatë ditës.

Megjithatë, edhe pse nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar prej nga ka ardhur zhurma dhe drita misterioze, edhe autoritetet kanë deklaruar që supozojnë se ajo mund të jetë shkaktuar nga një meteor, ose ndonjë zhurmë e ndonjë avioni. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë