Loading…
SHPIKËSI I INTERNETIT ALARMON: “Krejt ka shkuar mbrapshtë, kemi lajme të rrejshme…”
  • 06/11/2018 | 15:02

...

Kërkohet nga qeveritë që të miratojnë një marrëveshje komplete, e cila do të mundësojë që interneti të bëhet “i sigurt e i qasshëm”

Shpikësi i World Wide Web-it (www) Timothy Berners-Lee ka ftuar në konferencën më të madhe teknologjike evropiane “Web Summit” në Lisbonë për arritjen e një “marrëveshjeje” të re, e cila internetin do ta bëjë të sigurt e të gjithëqasshëm.

‘Davosi teknologjik’

Rreth 70.000 njerëz janë tubuar në konferencën katërditëshe, të cilën e quajnë edhe “Davosi teknologjik’, të hapur të hënën në kryeqytetin portugez. Ndër pjesëmarrësit e kompanive prijëse globale të teknologjisë, politikanë e kompani të start-up-it, të cilët shpresojnë se atje do të tërheqin vëmendjen e mbi 1.500 investitorëve.

Kompanitë teknologjike po marrin qëndrim mbrojtës, sepse kritikët po i akuzojnë se nuk po bëjnë mjaftueshëm për të evituar përhapjen e lajmeve të rrejshme, të cilat kanë ndihmuar në polarizimin e fushatave zgjdhore anembanë botës dhe shtimit maksimal të profitit me mbledhjen e të dhënave mbi shprehitë e klienëtave të surfimit të internetit.

Është shmangur nga rruga të cilën e kanë skicuar themeluesit

Shkencëtari britanik Berners-Lee, i cili e ka shpikur World Wide Web-in në vitin 1989 si mënyrë e këmbimit të informatave, ka thënë se interneti është shmangur nga rruga të cilën e kanë skicuar themeluesit e tij.

“E tëra ka shkuar mbrapshtë. Kemi lajme të rrejshme, kemi probleme me privacinë, kemi njerëz të cilët janë të manipuluar”, ka thënë në fjalimin në hapjen e Web Summitit.

Berners-Lee (63) ka ftuar qeveritë, kompanitë dhe qytetarët të arrijnë “marrëveshje të plotë”, e cila do të mundësojë që interneti të bëhet “i sigurt dhe i qasshëm” për të gjithë deri në maj të vitit 2019, kur për hërë të parë 50 për qind e botës do të jetë online./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë