Loading…
Shpiku makinën me ujë, vrasja misterioze e shkencëtarit amerikan
  • 12/01/2018 | 11:36

...

Një person i cili deklaronte se kishte shpikur makinën që ecte vetëm me ujë, vdes papritur duke dale jashtë një restoranti dhe duke bërtitur “më helmuan”.


Ky është misteri i vdekjes së shpikesit Stanley Meyer, në 20 Mars të vitit 1998.

Pavarësisht investigimit, policia pranoi raportin e doktorit ligjor duke thënë se ai vdiq nga presioni i lartë i gjakut, pra nga aneurizmi celebral.

Por shumë mbështetës të Meyer-it besojnë se ai është vrarë për shkak të shpikjes së tij.

Vëllai i tij Steve, deklaron: Meyer vdiq në parkingun e restorantit pas një darke pune me investitor belg, kur kishte refuzuar shuma të mëdha parash për tu dhënë të tjerëve patentën e tij. Peshkaqenë të mëdhenj erdhën një javë më pas dhe vodhën gjithçka nga projektet e Meyer dhe materialet eksperimentale.”

Në një report të stacionit televiziv Ohio Tv, Meyer tregon se si funksionon motori i tij i fuqizuar vetëm me ujë. Ai harxhonte vetëm 83 litra ujë për të përshkuar rrugën nga Los Angeles për në New York.

Gjithashtu ai deklaron se kishte zëvendësuar shkëndijë-lëshuesin me injektor, duke prodhuar një ëprzuerje hidrogjeni e oksigjeni në cilindrat e motorit. Madje ekziston nje faqe në Wikipedia që shpjegon se si funksionon kjo teori.

Në vitin 1996, Meyer është hedhur në gjyq nga dy investues, më të cilët ai kishte bërë dakordësi për tu dhënë të drejtën për të bërë biznes me të në teknologjinë e karburantit të qelizave të ujit.

Makina e tij që fuqizohej me ujë do t’i nënshtrohej një ekzaminimi nga një ekspert i quajtur Michael Laughton, profesor në Inxhinierinë Elektrike në Queen Mary, të universitetit të Londrës.

Eksperti nxorri një justifikim qesharak në ditët e ekzaminimit dhe testet nuk u realizuan kurrë, ndërsa gjykata vendosi se Meyer ka kryer mashtrim të madh dhe u urdhërua që të paguante të dy investitorët shumën prej 25,000 dollarësh.

Është e çuditshme që pavarësisht leverdisë së shpikjes, asnjë prodhues makinash ose motorësh nuk ka tentuar deri tani të realizojë projektin e tij, çka shton dyshimet mbi teorinë e vdekjes natyrale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë