Loading…
Shqetësuese shifrat e papunësisë në Kosovë
  • 07/10/2017 | 15:28

...

Foto: Ilustrim

Sipas rezultateve shkalla e papunësisë është 30.6%. Papunësia më e theksuar është te femrat me 36.6 %, krahasuar me meshkujt, 28.8%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 50.9%


Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e dytë 2017.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë me moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 43.0%.

Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e dytë (TM2) 2017 është 29.9%.

Punësimi me i lartë është te meshkujt (46.8%), ndërsa punësimi te femrat është 12.7%. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, kujdesit shëndetësor dhe tregtisë, me 47.1% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë, prodhimit dhe tregtisë, me 47.4%.

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 14.5%; prodhimi me 13.9%; ndërtimtaria me 13.6%; dhe arsimi me 8.9%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

Sa u përket të punësuarve me kontrata, del se 29.0% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 71.0% kanë kontratë të përkohshme.

Sipas rezultateve të AFP-së, në TM2 2017, shkalla e papunësisë është 30.6%. Papunësia më e theksuar është te femrat me 36.6 %, krahasuar me meshkujt, 28.8%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 50.9%.

Sipas rezultateve të AFP-së, në TM2 2017, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 57.0%, me fokus të veçantë te femrat me 80.0%, krahasuar me meshkujt, 34.3%

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë