Loading…
Shqetësuese: Trump kërcënon ta tërheq SHBA’në nga NATO, alarmon Sekretarin e Aleancës
  • 12/07/2018 | 14:10

...

Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi se do të largohet nga NATO dhe siguria amerikane do të udhëhiqet në mënyrë unilaterale – nëse aleatët nuk përmbushin objektivin e shpenzimit më të madh ushtarak, thanë zyrtarët dhe diplomatët e NATO’s.


Trump paralajmëroi për pasoja të rënda nëse vendet aleate nuk shpenzojnë më shumë në buxhetin e mbrojtjes, transmeton gazetametro.net

Disa zyrtarë bënë thirrje për kujdes në interpretimin e deklaratave të Trump, por thanë se është e qartë që aleatët dëgjuan një kërcënim.

Fjala për kërcënimin e Trump shqetësoi zyrat kryesore të NATO’s me zyrtarët dhe raportuesit që provuan të kuptojnë çfarë Trump iu ka thënë liderëve.

Ka dy versione të asaj që Trump kshte thënë, njëri ishte që nëse aleatët nuk paguajnë “ne do të bëjmë gjënë tonë” ose “të shkojmë vetëm”.

Pas kësaj, Sekretari Jens Stoltenberg menjëherë e ndërroi takimin e Këshillit të Atlantikut Verior në takim emergjent vetëm në mes të aleatëve.

Diplomatët thonë se deklaratat e Trump përbëjnë rrezik për Sigurinë Kombëtare të Britanisë së Madhe. Me Britaninë e Madhe që po largohet nga BE, NATO është shtylla qëndrore e qëndrueshmërisë së sigurisë së Brtianisë – aleanca që e ndihmoi të krijohej pas Luftës së Dytë Botërore për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimeve nga Moska. Mbetet një klub ndërkombëtar ku Britania ndihet si në shtëpi, tha një diplomat britanik. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë