Loading…
Shqipëria, e para në rajon për konkurrueshmërinë
  • 29/09/2017 | 12:52

...

Për herë të parë, në indeksin e konkurueshmërisë globale të Forumit Botëror të Ekonomisë, Shqipëria kryeson në rajon, duke lënë pas Malin e Zi, Serbinë, Bosnje Hercegovinën, madje dhe Greqinë.


Për vitin 2017, Shqipëria është renditur në vendin e 75-të, mes 137 shteteve, e pasuar nga Mali i Zi në vendin e 77-të, Serbia në vendin e 78-të, ndërsa Greqia më poshtë në vendin e 87-të. Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka përmirësuar 5 vende në këtë renditje.

Forumi Ekonomik Botëror publikon çdo vit një raport mbi nivelin e konkurrencës së ekonomive në botë.

Ai bazohet mbi të dhëna zyrtare nga institucionet dhe anketimet që i bën bizneseve në të gjithë shtetet. Edhe këtë vit, sipas Forumit Botëror të Ekonomisë, shteti me konkurrencën më të lartë në botë është Zvicra.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë