Loading…
Shqipëria i jep Maqedonisë një port, Zaev: Në Durrës do valëvitet flamuri maqedonas
  • 05/09/2018 | 14:48

...

aqedonia do të ketë portin e saj në Durrës. Sipas mediave maqedonase, Shqipëria do t’u japë fqinjëve mundësinë për një port në Durrës, i cili do të shfrytëzohet nga kompanitë maqedonase për shkëmbim tregtar.


Sipas mediave maqedonase, kryministri Zoran Zaev ka deklaruar se homologu i tij shqiptar, Rama ia ka premtuar këtë gjë.

“Ja për shembull, me kryeministrin e Shqipërisë kemi të garantuar se do të na japin një port në Durrës ku do të valëvitet flamuri maqedonas dhe do të jetë pikërisht në shërbim të odave tona dhe konkurrenca e tillë mund të ndikojë gjithsesi që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet që portet i ofrojnë për kompanitë e Maqedonisë. Një nga çështjet që lidhemi kështu me Bullgarinë është që të kemi alternativën e tretë, përmes Detit të Zi dhe besoj se kjo do të ndikojë shumë në konkurencën e çmimeve, ofrimin e kushteve më të mira për shfrytëzimin e porteve.”, është shprehur Zaev.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë