Loading…
Shqipëria i jep përgjigje definitive Thaçit rreth kërkesës për pasaporta
  • 12/10/2017 | 20:05

...

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemajl Minxhozi ka thënë sot se Shqipëria nuk mund t’u ofrojë pasaporta të gjithë qytetarëve të Kosovës, në përgjigje të një kërkese të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që kishte të bënte me “pajisjen e kosovarëve me pasaporta të Shqipërisë”.


Minxhozi ka thënë se kërkesa e Thaçit ishte më shumë një dëshirë e presidentit kosovar. Ka thënë se është një çështje e vështirë për Shqipërinë.

“Ishte një dëshirë, një kërkesë e Presidentit Thaçi, që ka nevojë për t’u parë me kujdes, sepse kemi të bëjmë me një lëvizje që  kondicionohet edhe nga disa faktorë të tjerë ndërkombëtarë. Është një çështje që Shqipëria nuk mund t’u japë pasaporta të gjithë qytetarëve të Kosovës, nuk mund të marrim një veprim të tillë sepse ashtu siç tha edhe presidenti Meta”, ka thënë Minxhozi, në një intervistë me Express.

Në pyetjen nëse ngurrimi i Metës ndaj kërkesës së Thaçit është edhe përgjigje definitive e shtetit shqiptar ndaj kësaj kërkese, Minxhozi u përgjigj ‘Patjetër që është’, duke i dhënë njëfarë forme fund dyshimeve nëse Shqipëria është e gatshme të pajisë me pasaporta të veta qytetarët e Kosovës.

Dje, gjatë takimit me Presidentin Ilir Meta, Thaçi tha që marrja e pasaportave të Shqipërisë është mënyra e vetme për kosovarët që ta thyejnë izolimin dhe të mund të udhëtojnë lirshëm në BE.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë