Loading…
Shqipëria nikoqir i takimit për gazsjellësin Jon-Adriatik
  • 08/09/2017 | 11:23

...

Gazsjellësi Jon-Adriatik do të bartë gazin natyror të Azerbajxhanit nëpër Evropën Juglindore. Takimi i katërt i ekipit për menaxhimin e projektit të gazsjellësit Jon-Adriatik do të mbahet të premten në Tiranë.


Në takim do të marrin pjesë personalitetet lokale dhe ndërkombëtare, përfaqësuesit e ambasadave të huaja në Shqipëri, donatorët dhe ekspertët, të cilët do të bisedojnë për hapat e mëtutjeshme për thjeshtësimin e zhvillimit të implementimin të këtij projekti, shkruan gazetametro.net.

Gazsjellësi i propozuar Jon-Adriatik do të jetë i gjatë 540 kilometra dhe do të bartë gazin natyror nëpër Evropën Juglindore, deri në Shqipëri, nëpër Mal të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë, deri në Split të Kroacisë.

Do të lidhet me gazsjellësin Transadriatik.

IAP është projekti i dytë energjetik me rëndësi strategjike jo vetëm për ekonominë shqiptare por edhe të vendeve tjera në rajon edhe më gjerë, lajmëron agjencia e lajmeve shqiptare ATA.

Më herët është kumtuar se sasitë e para të gazit do të rrjedhin nëpër IAP në vitin 2020. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë