Loading…
Shqipërisë i rikthehet regjimi i vizave?
  • 19/08/2017 | 17:16

...

Policia dhe prokuroria në Amsterdam i propozojnë qeverisë rivendosjen e regjimit të vizave për shqiptarët.


Përmes një memorandumi të brendshëm qeverisë i kërkohet të ndërrmarrë veprime lidhur me këtë çështje, ka thënë një zëdhënës i policisë së Amsterdamit e cila ka konfirmuar memorandumin për The Telegraap.nl

Në shkrim thuhet se vitet e fundit, shqiptarët kanë rritur rolin e tyre si aktorë kryesorë të trafikut të drogës, vitet e fundit.

Që prej 2016, 36 hetime janë ndërmarrë për të dyshuarit nga Shqipëria.

“Zëdhënësi i policisë flet për një “përparim të shpejtë” të shqiptarëve në rrethin kriminal holandez. Duke vendosur vizat policia dhe drejtësia duan të ndalojnë shqiptarët për “rrënjosjen në shoqërinë hollandeze” shkruan The Telegraap.nl

Zëdhënësi i policisë thekson se është politikisht e rëndësishme të merret një vendim. Raporti së shpejti do t’i dorëzohet Ministrit të Sigurisë dhe Drejtësisë, raporton Ora.

Zëdhënësi i policisë thekson se është politikisht e rëndësishme të merret një vendim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë