Loading…
Shqiptari nga Prizreni më serb se vetë serbët, bën propagandë kundër shqiptarëve (Video)
  • 13/09/2017 | 21:19

...

Në një emision propagandistik serb, ai e ngre vlerëson lartë popullin serb, ndërsa flet zi e terr për shqiptarët.

Nëse e dëgjon Adam Mujovic’in 78 vjeç, ai tingëllon edhe më i ashpër sesa ndonjë prej politikanëve ultra-nacionalistë të Serbisë që lobojnë kundër pranimit të Kosovës në UNESCO, transmeton Gazeta Metro.

Banori i Prizrenit tregon se para 5 viteve e kishte ndërruar edhe fenë në kishën ortodokse serbe.

“Shqiptarët u luten zotit, por i urrejnë kombet e tjera, ua marrin territoret dhe shkaktojnë luftëra. Kjo është edhe një ndër arsyet që e kam pranuar konvertuar në ortodoks”, thotë Adami.

Për mediat serbe, ai tregon se çdo fundjavë shkon për tu lutur në kishën serbe Prizrenit. Autori i emisionit tregon se e takoi atë gjatë aty, të ndarë i ulur vetëm dhe i ndarë prej pjesës tjetër.

“Familja ime të mendojë çfarë të dojë, unë e kam zgjedhur punën time. Këtu në Prizren ka ndodhur egërsi e vërtetë. Krejt bota e ka parë se si janë rrënuar kishat. Tua lësh atyre tani kishat për ti ruajtur do fshijnë nga dheu”, ka thënë Mujovic.

Janë pikërisht këto ‘argumentet’ propagandistike që Serbia po përdor kohëve të fundit, në përpjekje për të shmangur pranimin e Kosovës në UNESCO. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë