Loading…
Shqiptari del nga burgu, por kur kthehet në shtëpi dëshpërohet
  • 24/09/2017 | 22:34

...

Një 44-vjeçar ka denoncuar bashkëshorten e tij e cila është larguar nga banesa bashkë me fëmijët e tyre, pa adresë, gjatë kohës që ai ndodhej në burg.


Ky i fundit ishte dënuar për dhunë në familje, por mesa duket kur ka dalë nga qelia dhe ka shkuar në banesë, atë e ka gjetur të kyçur, dhe nuk ka mundur të krijojë kontakte as me gruan e as me fëmijët.

“Më datë 23.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.T vjeç 37, pasi dyshohet se gjatë kohës që bashkëshorti G.T, vjeç 44, ka qenë duke vuajtur dënimin në IEVP Rrogozhinë, për veprën penale “Dhuna në familje“, L.T është larguar nga banesa bashkë me fëmijët pa adresë. Punohet për gjetjen e tyre. Neni 127 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë